images

Bashkë për një jetë të sigurt!

Jemi çdo ditë në ambiente publike. Punë, supermarket, kafe, çerdhe, kopshte, shkolla etj…

Sot më shumë se kurrë shohim rreth nesh kamera të llojeve të ndryshme. Kjo për shkak se vitet e fundit në Shqipëri është rritur numri i krimeve, vjedhjeve dhe aksidenteve.

Shumica me autor te pa identifikuar, dhe kjo si pasojë e mungesës së survejimit ose cilësisë së dobët të sistemeve të instaluara.

SSD eshte distributor i vetëm në Shqipëri që në bashkëpunim me kompanitë më të mëdha botërore ofron gamën më të gjerë të të gjitha produkteve të sigurisë.



Të gjitha këto per t’ju ofruar garanci për jetën tuaj, fëmijeve, familjes dhe më pas pronës, bizensit, etj…  

Jemi të gjithë bashkë, një familje mikëpritëse, t’ju ofrojmë gjithçka mundemi, me cilësi dhe pergjegjësi.

Jemi kudo duke u kujdesur që një shkëndijë elektrike të lajmërohet në kohë, një sjellje e palejueshme të dënohet në kohë, një vjedhje apo qoftë aksidente të     ndryshme të korigjohen në momentin e duhur dhe pa shumë mundime.


 Vazhdimisht testojmë çdo element në terren, duke mundësuar për klientelën shërbim cilësor dhe absolutisht inovativ. Gjithçka ofrohet me çmimet më të mira.

 SSD nuk është thjesht një kompani bazuar mbi interesat përfituese. Morali dhe vlerat tona shkojnë më tej duke na përqasur me atë që ka më shumë rëndësi në   aktivitetin e përditshëm: Një Ambient i Sigurt!

 Vlerat thelbësore që na bëjnë të kemi sukses nisin që nga organzimi i mirë i stafit dhe bashkëpunimi si një familje. Përshtatemi ndaj ndryshimit për mirë, rritjes dhe   nuk rreshtim së mësuari. Investimi kryesor i yni është informacioni i dijes. Skuadra jonë punon me pasion dhe udhëhiqet nga një frymë pozitive.